Ministria e Shëndetësisë ndërpret kontratat, Vasili: Vendim arbritrar

Ministria e Shëndetësisë, u ka dërguar operatorëve të shërbimit të kujdesit shëndetësor në drejtoritë rajonale për qarkun Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Vlorë lidhur me punësimin e mjekësve specializantë.

Në shkresë thuhet se operatori Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor urdhëron drejtoritë rajonale për të ndërprerë kontratat me mjekët specializantë.

Po ashtu, në shkresë thuhet se më pas këto drejtori duhet të dërgojnë listat vakante të krijuara pas ndërprerjes së punës me këta specializantë.

Vendet vakante do të afishohen dhe shpallen në platformën elektronike “Mjekët për Shqipërinë”.

Ndërkohë, lidhur me këtë masë ka reaguar edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili i cili shkruan se ky është një vendim arbitrar i Rilindjes.

Sipas Vasilit mjekët specialistë kanë një rol të rëndësishëm në spitalet e vendit dhe se pretendimi i Ministrisë së Shëndetësisë se këta mjekë duhet marrin miratimin paraprak të saj është i trashë.

“Qindra mjekeve specializante rilindja u nderpret Kontraten e Punes! Nje Vendim arbitrar, i pa mend dhe arrogant u nderpret mjekeve specializante kontraten e punes. Kush kupton fare pak mjeksi dhe njeh realitetin e perditshem te spitaleve tona e di shume mire ngarkesen dhe rolin e mjekeve specializante. Pretendimi i Ministrise se Shendetesise se keta duhet marrin miratimin paraprak te saj eshte i trashe dhe pa kuptim. Çdo lek qe kane marre deri tani specializantet eshte miratuar nga Ministria se Drejtorite Rajonale nuk i kane paguar nga xhepi i tyre”, shkruan Vasili

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.