Ministria e Shëndetësisë kërkon ndërprerje të kontratave për mjekët specializantë

Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar Operatorët e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për 4 qarqe kryesore të vendit që të ndërpresin kontratat me mjekët specializantë.

Në shkresën e cila mban datën e djeshme, kërkohet që këto institucione të ndërpresin kontratat për të gjithë.

Kjo kërkesë i referohet operatorëve shëndetësorë në qarqet; Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër.

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor sqaron mes të tjerash se punësimet bëhen vetëm përmes miratimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Po ashtu, ky institucion i kërkon operatorëve që të dërgojnë listën me vendet vakante.

Në shkresën në fjalë thuhet se Drejtoritë Rajonale të OSHKSH-së duhet të marrin masa si më poshtë;
-Të ndërpresin menjëherë kontratat me mjekët specializantë;
Të dërgojnë menjëherë listën e vendeve vakante të krijuara pas ndërprerjes së kontratave me mjekët specializantë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.