Ministra të tjerë në ‘rrjetë’? Rama: Të ndëshkohen, nëse…

“Përgjegjësia është individuale”. Kështu ka theksuar edhe njëherë kryeministri Edi Rama. në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

Kreu i qeverisë është pyetur nëse ka ndrojtje se mund të dalin të tjerë ministra, teksa dy ndodhen tashmë pas hekurave.

“Unë nuk jam i shqetësuar, se mund të dalin ministra apo ish-ministra apo kushdoqoftë, sepse për këtë e kemi bërë reformën në drejtësi. Kur e kam thënë që referoma bëhet për një drejtësi të drejtë. Nga ana tjetër, përgjegjësia për rolin e çfarëdoqoftë është individuale. Nëse ka njerëz që kanë ngjyer gishtin apo dorën sigurisht që ata duhet të marrin ndëshkimin e merituar, sepse e kanë bërë pas shpinës së një qeverie”, tha Rama.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.