Milan, prezantohet De Ketelaere

Charles De Ketelaere, blerja më e shtrenjtë e Milan në këtë merkato vere, është prezantuar përpara tifozëve. De Ketelaere erdhi nga Bruge për 35 milionë euro duke firmosur me “djallin” një kontratë deri në 2027: “Javët e fundit kanë qenë shumë intensive. Më është dashur të heq dorë nga diçka, por agjentëve të mi i kisha shprehur dëshirën për të ardhur te Milan.

Krahasimi me Kaka? Kam parë disa video të Kaka-s, po, për disa gjëra jemi të ngjashëm. Ai ka qenë një lojtar fantastik. Unë kam karakteristikat e mia, mundet vetëm të shpresoj që t’i sjell Milanit po aq trofe sa Kaka.

Pse zgjodha Milan? Zgjodha Milan për projektin e tyre me të rinjt, duke parë që shumë talente po rriten këtu. Objektivi është të ndjek të njëjtën rrugë. Pse numri 90-të? Këtë numër e kam mbajtur edhe te Bruge, duke parë që më solli sukses e zgjodha edhe te Milan.

Preferencat taktike? Kam cilësi të mira taktike, një prekje të mirë të topit. Më pëlqen të vrapojë në thellësi, të sulmoj hapësirat. Sa i përket pozicionit, në karrierën time kam luajtur në shumë role. E kam nisur si mesfushor ofensiv për të shkuar në sulm. Tani e shoh veten më mirë pranë një qendërsulmuesi, si trekuartist apo edhe si një 9 i vërtetë”, u shpreh ndër të tjera De Ketelaere.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.