“Metën do ta keni edhe 30 vjet”/ Maliqi: Ky President ju solli në qeveri

Deputeti Lefter Maliqi, në fjalën e tij të mbajtur në Parlament, deklaroi se Presidenti Ilir Meta do të jetë edhe së paku 30 vjet në politikë.

Maliqi theksoi se presidenti aktual e solli këtë qeveri në pushtet, duke shtuar se vota e tij personale është kundër shkarkimit të kreut të shtetit.

“Jeni kryetradhtarë për masakrën elektorale, drogën dhe krimet. Sot është një fletë-rrufe e dytë e Komisionit Hetimor. Vota ime është kundër shkarkimit të Presidentit. Meta ju dha qeverinë dhe do ta keni edhe së paku 30 vjet në politikë.

Votimi do jetë monist si më 2019, sepse Parlamenti ka dy vjet që është i kapur, ka punuar kundër interesave të shqiptarëve. Kjo qeveri ka përdorur kriminelët në zgjedhje”, tha Maliqi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.