Meta takon historianin nga Kosova: Ka bërë një punë të jashtëzakonshme

Presidenti Ilir Meta ka takuar historianin e njohur nga Kosova, Jusuf Buxhovi.

Meta thekson se e ka falënderuar Buxhovin, për punën e jashtëzakonshme, në nxjerrjen në dritë të historisë së lavdishme kombëtare të shqiptarëve.

“Shumë i ngrohtë bashkëbisedimi, që zhvillova sot, me historianin e njohur nga Kosova, Jusuf Buxhovi dhe dy botuesit e veprave të tij, shqiptaro-amerikanin Ramiz Tafilaj dhe Milaim Avdullahun.

E përgëzova për punën e jashtëzakonshme për nxjerrjen në dritë të historisë sonë të lashtë kombëtare, deri në ditët e sotme.

Duke i uruar shëndet të mirë dhe energji të pashtershme për vazhdimin e angazhimit të tij shkencor, theksova se të dy shtetet tona dhe institucionet përkatëse studimore duhet të bashkëpunojnë edhe më ngushtësisht në hartimin e veprave të përbashkëta historike, që zbardhin të vërtetat për shqiptarët dhe historinë e tyre, si e vetmja mënyrë për të hedhur poshtë me fakte pretendimet e pabazuara, që mohojnë ose shtrembërojnë historinë tonë kombëtare.

E falenderova historianin Buxhovi për dhurimin e veprave të tij ‘Kosova’, ‘Maqedonia’ dhe ‘Kosova – histori e shkurtër'”, shkruan Meta.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.