Meta: Pres të bashkëpunoj me shumicën dhe opozitën e re, kushdo të jetë

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar në konferencën për mediat se është i gatshëm të bashkëpunojë me shumicën dhe opozitën e re, kushdo të jetë.

“Për të ardhur keq që numri i denoncimeve të krimeve zgjedhore para dhe gjatë procesit të zgjedhjeve është shumë herë më i lartë se sa në vitin 2017. Kjo ka ndodhur për shkak të moshetimit të dosjeve të Dibrës dhe të Shijakut, jo vetmë kaq. Por dhe për shkak të sfidës që është bërë publikisht për të përsëritur tërmetin e Dibrës dhe në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë. Nuk kam asnjë shqetësim nga akti dëshpërues i Parlamentit të shkarkuar më 25 prill. Unë pres me shumë qetësi e durim përfundimin e gjithë procesit të ankimimeve dhe të bashkëpunoj me shumicën e re kushdo që të jetë dhe me opozitën e re në Parlamentin e ri, gjithmonë në respekt të Kushtetutës, të procesit të integrimit europian dhe të rivendosjes së sistemit të llogaridhënies, kuptohet hap pas hapi në të gjitha nivelet. Janë të gjitha mundësitë që kjo gjë të filloi të ndodhë në Kuvendin e ri”, tha Meta.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.