Merren në mbrojtje institucionet e rëndësisë së veçantë

Rreth 40 efektivë policie kanë ardhur nga Kosova për t’u ardhur në ndihmë kolegëve shqiptarë, në kuadër finales së Conference League që luhet mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë dhe të bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy palëve.

“Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgoj disa zyrtar policorë në Tiranë”, thuhej në një njoftim.

Ndërkohë autoritetet policore kanë marrë masat për këtë ndeshje. Garda e Republikës ka marrë në mbrojtje të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë. Efektivët e saj rreth orës 17:00 do të pozicionohen në të gjitha institucionet kryesore që ndodhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.