Merr flakë makina në Tiranë, nuk ka të lënduar

Një makinë është përfshirë nga flakët në rrugën e Elbasanit. Ende nuk dihen shkaqet e flakëve në makinë, ndërsa mësohet se mjeti ka qenë në lëvizje në momentin që është përfshirë nga zjarri.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje, për shuarjen e zjarrit dhe shmangien e ndonjë shpërthimi të mundshëm si pasojë e karburantit në serbatorin e makinës. Fatmirësisht drejtuesi i makinës ka mundur të dalë, pa marrë lëndime si pasojë e flakëve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.