Merkel pritet me ceremoni nga Rama te Pallati i Brigadave

Kryeministri Edi Rama ka pritur në Pallatin e Brigadave, Kancelaren gjarmane Angela Merkel.

Kancelarja gjermane ndodhet në Tiranë, ku do të takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Merkel u prit fillimisht në Rinas nga ministrja e Jashme, Olta Xhaçka, dhe ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf.

Pas mbërritjes në Tiranë, të parin që takoi Merkel ishte kryeministri Edi Rama, me një ceremoni të zhvilluar në Pallatin e Brigadave.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.