Me shpejtësi dhe të dehur në timon, policia pezullon 29 patenta

Dy netët e fundit janë ushtruar kontrolle për shkelje të qarkullimit rrugor në autostradat Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Elbasan.

Policia bën me dije se janë vendosur 42 masa administrative me vlerë nga 2.000 deri në 4.000 lekë për shpejtësi tej normave të lejuara që varionte nga 115 km/h deri në 127 km/h.

Gjatë 48 orëve të fundit, vetëm në rrugët e kryeqytetit janë konstatuar automjete që lëviznin me shpejtësi nga 138 km/h deri në 141 km/h.

Nga monitorimi po ashtu u konstatuan masa alkooli që varionin nga 0.09 mg/l deri në 0.41 mg/l.

“Përgjatë orëve të mbrëmjes së dy netëve të fundit janë pezulluar 10 leje-drejtimi, për shpejtësi që varionte nga 138 km/h deri në 141 km/h.

Dhe 19 leje-drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.48 mg/l.

Janë vendosur edhe 39 masa administrative me vlerë nga 5.000 deri në 15.000 lekë për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.09 mg/l deri në 0.29 mg/l.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve: mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për  jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Policia Rrugore me radarë e dragera është prezente kudo, jo për të shtuar numrin e gjobave por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë nga këta drejtues mjetesh që abuzojnë me rregullin dhe normat e sjelljes në rrugë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.