Me mbi 500 mijë euro heroinë me vete, si u arrestuan dy shqiptarët në Kroaci, u zbuluan nga qeni në kufi

Në Gjykatën e Qarkut në Dubrovnik kanë dalë dy shtetas shqiptarë, të cilëve dje iu gjetën 11 kilogramë heroinë. Në pikën kufitare Karasoviq me Malin e Zi, oficerët e policisë me ndihmën e një qeni zbuluan dhe sekuestruan heroinë me vlerë mbi gjysmë milioni euro.

Duke përdorur profilizimin, oficerët e policisë kanë veçuar dy persona dhe një automjet në vijën e dytë të kontrollit kufitar. Një qen për zbulimin e drogës nisi kontrollin dhe reagoi pozitivisht ndaj kontrollit paraprak të pjesës së brendshme të mjetit.

Në një pjesë të fshehur të pjesës së brendshme të mjetit janë gjetur 20 pako me peshë totale 11 kg. Sipas ekzaminimit paraprak, është konstatuar se pakot përmbanin drogë heroinë, tha Zoran Tikvica, shef i Departamentit të Policisë Kriminale të Departamentit të Policisë Dubrovnik-Neretva.

“Dje më datë 10 janar rreth orës 11:30 në kontrollin kufitar hyrës ka mbërritur një mjet personal me targa shqiptare i drejtuar nga një 30-vjeçar, ndërsa pasagjeri ishte një 44-vjeçar, të dy shtetas të Shqipërisë”, njoftoi policia në faqet e saj.

Në bazë të urdhrit të gjyqtarit hetues të Gjykatës së Qarkut në Dubrovnik, është kryer kontrolli i automjetit, ku në hapësirën e modifikuar nën ndërruesin e marsheve dhe mbështetësen e krahut janë gjetur 20 pako me gjithsej 11.035 kg heroinë.

Shoferi dhe pasagjeri u arrestuan dhe nga hetimi penal u konstatua se ata synonin të transportonin heroinën nga Shqipëria në tregun e Europës Perëndimore.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.