Me karrierë të gjatë në drejtësi, KPK e konfirmon në detyrë (Emri)

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) konfirmoi në detyrë Isa Jata, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Trupa Gjykuese e përbërë nga  Genta Tafa (Bungo), Lulzim Hamitaj, Alma Faskaj, pasi analizoi provat dhe faktet, vendosi konfirmimin në detyrë të prokurorit Isa Jata, sepse rezultoi i pastër në tri kriteret e vetingut.

Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Isa Jata doli para trupës gjykuese të vetingut me 13 korrik për tri kritere e vlerësimit, atë të ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional, që rezultoi se i përmbushin sipas ligjit.

Jata vlerësoi hetimet e KPK si të thelluara dhe objektive dhe theksoi se shpresonte që e kishte përmbysur barrën e provës për ato probleme që ishin gjetur nga Komisioni.

Isa Jata ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, ku punon prej vitit 1994. Për më shumë se një dekadë, Jata e ka ushtruar funksionin në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa prej vitit 2015 punon si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.