Me armë dhe me maska, grabitet filiali i Kredo.al
Filiali i institucionit financiar Kredo.al në Peshkopi u grabot sot nga një person i maskuar me kapuç, nën kërcënimin e një mjeti prerës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:10, dhe dyshohet që grabitësi ka marrë një shumë parash për t’u larguar më pas rrugicave të qytetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, po këqyr kamerat e sigurisë dhe po fikson çdo provë me qëllim identifikimin e autorit.
Sorry, the comment form is closed at this time.