Mbytet në plazhin e Tales një pushues, policia jep detajet e para

Një qytetar që nuk është identifikuar ende dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Tales në Lezhë. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30. Grupi hetimor po punon për identifikimin e qytetarit të mbytur.

NJOFTIM

“Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, kemi marrë njoftim për një shtetas ende të paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Tales, Lezhë. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit të mbytur.”

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.