Mbyllet gara për kreun e AMA-s dhe anëtarëve të Bordit Drejtues/ Zbardhen emrat e kandidatëve

Ka përfunduar sot afati i aplikimeve për vendet vakante për kreun dhe anëtarët e bordit drejtues të Autoritetit të Mediave Avudiovizive, të cilëve ju ka mbaruar mandati, si dhe për vendin e një përfaqësuesi të opozitës që ka qenë zoti Agron Gjekmarkaj, i cili ka marrë mandatin e deputetit.

Sipas mediave informative, referuar burimeve zyrtare nga Kuvendi, emrat që kanë kandiduar për kreun e AMA-s janë gazetarja dhe drejtoresha aktuale e ATSH-së, Armela Krasniqi; Alketë Dibra; Ermela Guxholli; dhe Elvis Gjegji.

Ndërsa gjashtë emrat që kandidojnë për anëtarë të bordit drejtues të AMA-s, u përkasin disa personave me eksperiencë në fushën e gazetarisë.

Në garë për anëtarë të bordit drejtues janë Edjona Derishi, Ëngjëllush Serjani, Helidon Haliti, Manjola Tërshana, Sajmir Aliaj dhe Joana Allushi.

Me përfundimin e aplikimeve me emrat për vendet vakante për kreun e AMA-s dhe anëtarë të bordit drejtues të saj, priten procedurat, të cilat do të ndiqen sipas ligjit nga Komisioni i Medias, dhe më tej do të shkojë në Parlament për të plotësuar vendet vakante në AMA-s.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.