Mbi 4 mijë pushues, shërbim falas në qendrat shëndetësore verore
Mbi 4 mijë pushues kanë marrë shërbim falas, në kohë e me cilësi, në qendrat shëndetësore të hapura posaçërisht për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve përgjatë sezonit turistik.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vlerësoi sot profesionalizmin e ekipeve mjekësore në këto qendra që po i shërbejnë pushuesve dhe turistëve të huaj.
“Jam shumë krenare për ekipin energjik të qendrave shëndetësore verore, që po i shërbejnë me shumë përkushtim e profesionalizëm pushuesve dhe turistëve të shumtë në këto ditë të nxehta korriku. Mbi 4 mijë pushues kanë marrë shërbim falas, në kohë e me cilësi”, tha ministrja.
Manastirliu shtoi se “nga veriu në jug janë në gatishmëri super stafet e 29 qendrave shëndetësore verore, të hapura enkas për një sezon turistik të sigurt e të shëndetshëm”.
Sorry, the comment form is closed at this time.