Mbi 35 mijë dosje stok në Gjykatën e Lartë 

Numri i dosjeve në pritje për t’u gjykuar nga Gjykata e Lartë nuk ndryshon prej disa vitesh. Janë 35 mijë të tilla, disa të mbetura stok që prej vitit 2014.

Plotësimi me 11 anëtarë i dha frymë shkallës së tretë të gjyqësorit në uljen e këtij stoku. Në 4 muajt e parë të 2022-it, është dhënë zgjidhje për 1 698 dosje dhe numrin më të madhe të tyre e zënë çështje administrative dhe civile. Në 12 muaj të vitit që lamë pas, Gjykata e Lartë me një numër më të reduktuar gjyqtarësh shqyrtoi dhe doli me vendim për 3 609 çështje.

“E gjendur përballë kësaj situate, Gjykata e Lartë është munduar të gjejë zgjidhje për uljen e stokut në rolin e ndihmësit ligjor, vendimeve pilot, kritereve strikte për rekurset e reja, apo së fundmi edhe në bashkëpunim me autoritetet shtetërore, ku u hoq dorë nga 3 mijë e 8 00 çështje, të cilat megjithatë nuk bëjnë diferencë përballë stokut”.

Stoku i cili në 2020-ën shkoi deri në mbi 36 mijë dosje, niste me çështje që kishin në pritje që prej vitit 2011. Veç stokut të vjetër, gjykata përballet gjithashtu me çështje të reja, me një mesatare prej afro 3 mijë dosjesh në vit.

Gjykata e Lartë funksionon aktualisht me 11 anëtarë, nga 19 që duhet të kishte sipas organikës së saj dhe për një periudhë 2-vjeçare ishte jashtë funksionit për shkak të shkarkimeve nga procesi i vetingut.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.