Mbërrin sot në Tiranë Gabriel Escobar, takimi i parë me Bashën

Ditën e sotme zv/sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar i cili është i dërguari për Ballkanin Perëndimor do të vizitojë sot Shqipërinë.

Ai parashikohet të ketë tre takime kryesore: me kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Disa qarqe politike e lidhin këtë vizitë të diplomatit të lartë amerikan, me faktin se vjen dy ditë përpara se Sali Berisha, i shpallur non grata prej tyre, mbledh Kuvendin Kombëtar të PD-së. Megjithëkëtë, vizita e Gabriel Escobar, vjen në kuadër të një turi rajonal që ai po mban.

Diplomati ishte këtë hënën në Shkup, ku tha se SHBA-ja mbështes fuqishëm integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

AXHENDA

  1. Takim me kryetarin e PD Lulzim Basha- ora 11:30
  2. Takim me ministren e Jashtme Olta Xhaçka- ora 14:30-15:00
  3. Takim me kryeministrin Edi Rama – ora 17:00
Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.