Pence mbërrin në Tiranë

Ka mbërritur në Shqipëri ish-zëvendës.Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence.

Pas zbritjes në Rinas, ai ka shkuar në Manzë, ku po viziton kampin “ASHRAF 3”, ku ndodhen të strehuar shtetas iranianë.

Mësohet se ish-zv.Presidenti Pence është pritur nga shumë politikanë shqiptarë të të gjitha kaheve politikë, si Taulant Balla, Enkelejd Alibeaj, Monika Kryemadhi, Pandeli Majko, Belind Këlliçi, Mimi Kodheli, Bujar Leskaj e shumë deputetë të tjerë të të tre forcave politike.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.