Edhe 11700 doza “Pfizer”/ Rama: Brenda qershorit arrijmë 1 milion vaksinime

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar, përmes një statusi në rrjetet sociale, se mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit edhe 11700 vaksina anti-Covid “Pfizer”.

Sipas Ramës, bashkë me sasinë e sotme shkon në 858,750 sasia e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.

“Sapo kanë mbërritur në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ edhe 11,700 vaksina ‘Pfizer’, duke e çuar në 858,750 sasinë e vaksinave anti-Covid të mbërritura në Shqipëri.

Deri tani ia kemi dalë të kryejmë 776,461 vaksinime për të moshuarit dhe punonjësit e shërbimeve kritike, me synimin për të zgjeruar së shpejti fashën e vaksinimit, drejt objektivit 1 MILION vaksinime brenda qershorit”, shkruan shefi i qeverisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.