Mbahet në Tiranë Kongresi Botëror i Peshëngritjes

Në këtë fundjavë në Tiranë do të zhvillohet Kongresi Zgjedhor i Federatës Botërore të Peshëngritjes. Një event i një rëndësie madhore që zhvillohet në Tiranë në Pallatin e Kongreseve.

156 presidentët e federatave të ndryshme, njëkohësisht edhe delegatë të këtij kongresi, së bashku me 156 sekretarët e tyre të përgjithshëm po mbërrijnë orë pas orë pas ore në Tiranë.

Presidenti i kontinentit afrikan për peshëngritjen, dhe njëkohësisht anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Botërore, Z.Khaled Mehalhel, tregon për Tch se pse u zgjodh Tirana mes 12 shteteve kandidate për organizimin e këtij kongresi.

“Dua të falënderoj shumë shqiptarët për mikpritjen e tyre që nga aeroporti dhe më pas këtu në hotel. Sa i përket pyetjes suaj ka patur shumë shtete kandidate për të organizuar këtë aktivitet kaq të rëndësishëm siç është kongresi elektoral. Në fund fitoi Shqipëria për shumë arsye dhe një prej tyre ishte fakti që Shqipëria është një vend neutral dhe nuk kishte as kandidat për këto zgjedhje. Ka qenë një zgjedhje unanime pasi të gjithë ne anëtarët e komitetit ekzekutiv vendosëm për Shqipërinë”, tha ai.

Si po shkon organizimi?

Shqipëria tani është kryeqyteti i peshëngritjes botërore. Gjërat po shkojnë shumë mirë në aspektin organizativ. Për ne këto zgjedhje janë shumë të rëndësishëm e pasi kemi patur një imazh shumë të keq me presidencën e shkuar. Tani po përpiqemi të fillojë një erë e re një imazh i ri një fytyrë e re për peshëngritjen si sport.

Sa e vështirë ka qenë për federatën shqiptare të peshëngritjes për të marrë një event të këtyre përmasave?

Edhe një herë ne tregojmë se pavarësisht që jemi një vend i vogël mund të marrim përsipër dhe të organizojmë aktivitete të mëdha. Do të jenë mbi 30-40 media ndërkombëtare që do të transmetojnë aktivitetin në 156 shtete.

Do të jenë rreth 12 kandidat për postin e presidentit të federatës botërore të peshëngritjes, ndërkohë që vendi ynë është mbështetëse e kandidatit kryesorë që është sekretari i përgjithshëm aktual z Mohamed Zhalud. Burime për Top Channel konfirmojnë se një prej premtimeve të tij është edhe hapja e selisë së federatës botërore në Tiranë duke e larguar pas 100 vitesh nga Budapesti.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.