Masat anti-covid në universitete jo efektive, hapen dyert e auditoreve

Ndryshe nga dita e parë, në fakultetet e Tiranës, kjo e martë nuk ka pasur incidente. Edhe studentët e pavaksinuar janë lejuar të hyjnë në auditore. Mjafton të kishin vendosur një maskë.

Në fakultetin filologjik, studentët janë futur në auditore pa u kërkuar asnjë dokument. Një ditë më parë një student u përplas me rojet pasi nuk është vaksinuar. Nuk u lejua të futej në auditor, por sot ai nuk është penguar dhe ka ndjekur leksionin.

Edhe një studente tjetër nuk është vaksinuar. Thotë se ndoqi normalisht mësimin dhe askush nuk i kërkoi certifikatën apo përgjigjen e tamponit.

“U futëm, morëm ca leksione nga pedagogu dhe dolëm.”

Përjashtim në Tiranë ka bërë Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit. Në emisionin “Abc Live” ajo theksoi se kontrollet vijuan edhe në ditën e dytë të shkollës. Pavarësisht se në fakultetet janë vendosur qendra vaksinimi, numri i studentëve që pranojnë të marrin dozën është tepër i ulët. /abcnews/

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.