Masa për festat e fundvitit? Rama tregon se çfarë do të ndodhë
Zyrtarisht Komiteti i Ekspertëve nuk ka një vendimmarrje për masat kundër COVID-19 përgjatë festave të fundvitit. Nuk përjashtohet mundësia që të vendosen rregulla të veçanta për të mos rënduar situatën e pandemisë për shkak të grumbullimeve të qytetarëve për të gëzuar bashkë.
Këtë mundësi nuk e përjashtoi as vetë kryeministri Edi Rama, i cili pohoi se është në pritje të asaj ç’ka do të këshillojnë ekspertët.
“Për të mos goditur në mënyrë fatale ekonominë, në funksion të shëndetit por të mos lejuar të dëmtohet shëndeti për shkak të ekonomisë ne do të vazhdojmë me këtë ekuilibër, mbase në periudhën e festave të fundvitit, nuk e di po komuniteti shkencor i ekspertëve mund të na japë sugjerime të reja”, tha Rama.
Teksa inspektonte rrugën e re Labinot Mal, në Elbasan, kryeministri foli për një menaxhim të mirë të pandemisë, edhe në aspektin e ekonomisë. Dhe këtë argument kreu e qeverisë e mbështeti te vazhdimi i investimeve, që nëse do të ishin pezulluar siç kërkon opozita, me mijëra familje do të mbeteshin pa të ardhura.
Sorry, the comment form is closed at this time.