Manastirliu: Vaksinim falas kundër gripit për moshat e treta
Ministrja e Shendetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se tashmë janë garantuar vaksinat kundër gripit për të gjithë qytetarët e moshës së tretë.
Postimi i plotë:
Kemi garantuar vaksinimin kundër gripit për gjyshet dhe gjyshërit, falas pranë qendrës së tyre shëndetësore, nga veriu në jug .
Deri tani janë kryer mbi 146,297 vaksina për grupet e rrezikuara dhe vijon vaksinimi sipas kalendarit, për 368 mijë qytetarë do të vaksinohen falas kundër gripit në mbarë vendin: Kontakto mjekun e familjes për të bërë vaksinën kundër gripit.
Ruaj Shëndetin
Sorry, the comment form is closed at this time.