Manastirliu publikon ndërhyrjen e rrallë kirurgjikale: Krenare për mjekët
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se një ndërhyrje e vështirësisë së lartë është kryer nga ekipi i Neurokirirgjisë në QSUT. Ndërhyrja që ka zgjatur me shumë se 4 orë i ka shpëtuar jetën një të reje nga Shkodra.
Manastirliu ka shprehur vlerësim dhe mirënjohje për punën e palodhur të mjekëve dhe infermierëve të sallës operatore, reanimacionit dhe shërbimit të neurokirurgjisë në QSUT.
“Kur shpresa për jetën varej në një fije të hollë, një ndërhyrje e shkallës tepër të lartë të vështirësisë në shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT, i ka shpëtuar jetën një vajze të re nga Shkodra. Gjithçka ndodhi brenda 12 orësh, nga fillimi i sëmundjes, ekzaminimet në spitalin rajonal të Shkodrës dhe në QSUT, ku mjekët zbuluan sëmundjen e rrallë e të rëndë, aneurizëm i arteries së trurit dhe kryen operacionin delikat prej më shumë se 4 orësh, i cili përfundoi me sukses, falë ekipit të talentuar të Neurokirurgjisë, me prof.asc. Artur Xhumarin, dr. Gramoz Braçe, dr. Kliti Pilika. Me punën e palodhur në ekip të mjekëve dhe infermierëve të sallës operatore, reanimacionit dhe shërbimit të neurokirurgjisë, e reja nga Shkodra është gati të kthehet në shtëpi” – shkruan Manastirliu.
Sorry, the comment form is closed at this time.