Manastirliu: Për herë të parë asnjë rast i ri me Covid në Tiranë

“Për herë të parë asnjë rast i ri me Covid në Tiranë”. Këtë lajm e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një statusi në median sociale Twitter.

Nga ana tjetër kryeqyteti ka 36 raste aktive. Aktualisht janë 127 pacientë aktivë me Covid-19 në gjithë Shqipërinë. Shqipëria ka më shumë se një muaj që ka parë një ulje të rasteve të reja me Covid. Ndërkohë gjatë dy ditëve të fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.