Manastirliu: Mbi 25 mijë mësues kanë marrë dy doza të vaksinës anti-Covid

Mbi 25 mijë mësues i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës kundër koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shprehet se procesi i vaksinimit do të vijojë deri garantimin e një viti akademik të qëndrueshëm, ndërsa njofton se 42, 780 arsimtarë kanë marrë vaksinën për Covid.

“Më shumë mbrojtje për mësuesit dhe pedagogët, me vaksinimin masiv të atyre që përçojnë dije dhe vlera të pazëvendësueshme për brezat e rinj, për të garantuar qëndrueshmëri në vitin e ardhshëm akademik. 42,781 vaksinime janë kryer deri tani për arsimtarët.

Mbi 25 mijë mësues  i kanë kryer të dy dozat e vaksinës”, shkruan Manastirliu, bashkangjitur videos së publikuar në rrjetin social “Facebook”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.