Manastirliu: Kontratë për 1.5 milionë doza vaksine në 2022

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e pranishme në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë ka paraqitur amendimin e marrëveshje mes Kompanisë Pfizer dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik.

Manastirliu ka bërë me dije se për vitin 2022 është parashikuar blerja e 1 milion dozave të vaksinës Pfizer dhe 500 doza opsionale, ndërkohë që pritet që 300 mijë doza të para Pfizer të mbërrijnë në vend brenda marsit.

“Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje ne sigurojmë 1 milionë doza të vaksinave për vitin 2022 duke ardhur sipas një kalendari duke ardhur deri në fund të marsit 300 mijë doza dhe duke vijuar në qershor 200 mijë doza të tjera, në shtator 2000 mijë doza dhe në tremujorin e fundit të vitit 300 mijë doza të vaksinave.

Nëse do të vlerësojmë që Plani Kombëtar i Vaksinimit do të ketë nevojë për një sasi më të shpejtë të dozave të tjera të vaksinave ne do të kemi mundësi që nëpërmjet kësaj marrëveshjeje të disponojmë +500 mijë doza nga 1 milionë doza që do të kemi të garantuara në këto 12 muaj të vitit”, tha Manastirliu.

Duke folur për procesin e vaksinimit Manastirliu ka bërë me dije se janë kryer 2.7 milion vaksinime të qyetearëve shqptar brenda dhe ajshtë vendit teksa kanë mbërritur në vend 3.1 milion doza.“Deri më sot në Shqipëri kanë mbërritur mbi 3.1 milionë dozave të vaksinave.

Kjo falë të gjithë impenjimit në kohë të qeverisë shqiptare duke garantuar jo vetëm disponueshmërinë e vaksinave por edhe një shpërndarje në të gjithë territorin të vaksinave për të garantuar rritjen e mbulesës vaksinale dhe mbulimin e popullatës të targetuar apo popullatës target +16 vjeç me vaksina kudo në qendrat shëndetësore dhe në pikat e vaksinimit të përqendruar.

Aktualisht janë kryer më shumë se 2.6 milionë aplikime dhe ndërkohë që kemi vijuar edhe më një proces tjetër përsa i përket grumbullimit të të gjithë dokumentacionit të qytetarëve shqiptarë që janë vaksinuar jashtë vendit por që rezultojnë të kenë aplikuar vaksinën të cilët janë mbi 55 mijë qytetarë që kanë kryer vaksinat jashtë vendit dhe janë përllogaritur në totalin e aplikimeve të dozave që shkojnë rreth 2.7 milionë aplikime për qytetarët shqiptarë.

Duke bërë që të kemi një përqindje të mbulesës vaksinale me një dozë për popullatën target +16 vjeç rreth 59.3 %. Përsa i përket mbulesës vaksinale me dy doza për popullatën target 16+ mbulesa është 55.1 % dhe përsa i përket mbulesës vaksinale me dozën përforcuese është një përqindje e mbulesës vaksinale 10.7 %”, tha Manastirliu.

Sa i përket situatës epidemilogjike Manastirliu deklaroi se akutalisht kemi ulje të rasteve ditore dhe situata ne spitale parasqitet e kontrolluar.

“Në Shqipëri vërehet që në dy javët e fundit kemi një ulje të incidencës të rasteve pozitive ashtu sikurse edhe situata në spitale vlerësohet të jetë e kontrolluar. Kemi ulje dhe të rasteve të hospitalizimeve dhe gjithashtu edhe të fataliteteve në dy javët e fundit krahasuar edhe me pikun e rasteve me variant Omicron në javën e tretë të muajit janar ku kishim edhe një pik të rasteve por që kjo fatmirësisht falë vaksinimit nuk është shoqëruar me një rritje të lartë të rasteve në spitale dhe sigurisht kjo është përballuar më së miri nga spitalet të cilët ofrojnë shërbime për të shtruarit”, bëri me dije Manastirliu.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.