Makina rezultoi e trafikuar nga Interpol, kapet në Kakavijë

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar në pikën kufitare të Kakavijës një mjet tip Citroën i cili rezultoi i trafikuar pas informacioneve të marra nga zyra e Interpol Tirana.

Ndërkaq është ndaluar drejtuesi i mjetit një 36-vjeçar i lindur në Itali, por banues në Spanjë, i cili dyshohet se do e shiste mjetin në Shqipëri ndërkohë që nuk ishte pronar i saj.

NJOFTIMI

Në datën 14.09.2021, pas marrjes së informacionit nga Zyra Kombëtare e Interpol Tirana për automjetin e trafikuar tip “Citroen”, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije e kanë konstatuar automjetin.

Për kryerjen e procedurave të mëtejshme janë njoftuar specialistët e seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, të cilët bënë ndalimin e drejtuesit të automjetit, shtetasi M. S., 36 vjeç, lindur në Itali(banues në Spanjë), pasi dyshohet se ky shtetas do ta shiste këtë automjet, ndërkohë që nuk është pronari i automjetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.

Materialet në ngarkim të shtetasit M. S. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.