Makina përplas motorin tek Komuna e Parisit, plagoset drejtuesi

Një aksident është raportuar pasditen e kësaj të premte në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.

Mësohet se një makinë tip “Audi” ka përplasur një motor, drejtuesi i të cilit ka përfunduar në spital pas plagëve të marra.

Paraprakisht raportohet se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e ngjarjes.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.