Makina përplas këmbësorin në Fushë-Krujë -Milot, humb jetën 67-vjeçari
Një 67-vjeçar është përplasur për vdekje mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot.
Sipas policisë i moshuari me inicialet E. M. ishte duke ecur në rrugë në momentin kur një makinë me drejtues T. D., 53 vjeç e përplasi.
Goditja ishte fatale për të moshuarin që ndërroi jetë në vend. Drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Sorry, the comment form is closed at this time.