Makina përplas 34-vjeçarin në Vlorë, i plagosuri niset me urgjencë në spital

Një makinë ka aksidentuar një këmbësor në vendin e quajtur Ura e Gjormit, në Vlorë.

Policia njofton se një automjet, me drejtues shtetasin S. G., 30 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale R. S, 34 vjeç.

Për pasojë 34-vjeçari është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Vlorës dhe nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.