FOTO/ Makina ‘copë-copë’, plagoset shoferi dhe 2 pasagjerë

Një makinë ka dalë nga rruga në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim, Fier sot rreth orës 18:30.

Si pasoje e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët, shtetasit K. V., 29 vjeç dhe J. H., 45 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.