Elbasan/ Vritet 23-vjeçari Ulqinaku

Qyteti i Elbasanit është tronditur nga një vrasje me armë zjarri, para pak minutash.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë drejt një të riu.

Sipas burimeve, viktima është 23-vjeçari Madrit Ulqinaku.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të banuar pranë stadiumit “Elbasan Arena’. Viktima është qëlluar me armë silenciator, e cila pas ngjarjes dyshohet të jetë hedhur pranë zonës.

Policia ka blinduar zonën dhe po heton për rrethanat e ngjarjes.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.