LSI ankimoi rezultatin e 25 prillit për Beratin/ KAS sot shqyrton kërkesën

KAS do të zhvillojë ditën e sotme mbledhjen e rradhës ku do të shqyrtojë kërkesën ankimore të LSI për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.

LSI ankimoi rezultatin e 25 prillit edhe për qarkun Durrësit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës. Ankimimin për Gjirokastrën e ka argumentuar me faktin se sipas saj vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për ta karantinuar për 14 ditë qytetarët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, ka synuar që të godasë politikisht Lëvizjen Socialistë për Integrim në zgjedhje.

Ndërkaq edhe PD ka ankimuar rezultatin e 25 prillit në qarkun e Gjirokastrës, si edhe në 8 qarqe të tjera me argumentin e PS-ja ka blerë masivisht votat nga individë me rekorde kriminale, se ka dhënë leje legalizimesh , ndihma ekonomike, pagesa për tërmetin për vota në favor të socialistëve. Surprizë në kërkesën e tyre ishte se nuk kërkonin rinumërim të votave, por direkt rivotim në këto qarqe, përveç atyre ku dolën fitues.

Në mbledhjen e fundit të KAS u vendos që ankimimi i bërë nga PD-LSI për Gjirokastrën do të shqyrtohet duke marrë për bazë vetëm provat e sjella nga këto dy forca politike, pa marrë prova shtesë nga institucionet shtetërore. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar kërkesat e tyre, të cilët për pretendimet e tyre për krime zgjedhore, kërkonin që të merrnin informacione shtesë.

Më herët, përfaqësues të partive që kanë ankimuar rezultatet e zgjedhjeve, thanë se kanë grumbulluar shkeljet në procesin zgjedhor në 10 dosje, të cilat sipas tyre përbëjnë indicie të mjaftueshme për të provuar tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhje nga mazhoranca, nëpërmjet shitblerjes së votës apo përdorimit të presionit administratës publike për të votuar socialistët.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.