Lojëra fati ilegale/ Pranga 3 personave në Vlorë

Tre persona janë arrestuar dhe 3 të tjerë janë proceduar penalisht në Vlorë, pasi Policia zbuloi se ata ushtronin aktivitetin e lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy kompjuter laptop, një printer, një Ipad, tre dekodera, dhe 4 celularë.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në vijim dhe të operacionit “Fati i lojërave”, shërbimet e Policisë kanë goditur 3 raste të tjera, në vende dhe kohë të ndryshme, konkretisht:

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M.,25 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Pavarsia”, në ambjentet e lokalit të tij “BAR-KAFE”, dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit. Gjatë kontrollit janë konstatuar disa paisje elektronike, si një kompjuter laptop, një printer, një Ipad të cilat dyshohen se përdoreshin për lojra të palejuara dhe baste sportive, duke perfituar vlera monetare të pa deklaruar në organet tatimore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh.F.,25 vjeç, banues në Vlorë, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit të tij në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, janë konstatuar tre dekodera, një kompjuter laptop dhe një aparatë telefoni celular, të cilat dyshohen se përdoreshin për lojra të palejuara dhe baste sportive.

Si dhe proceduan penalisht shtetasin P.C.,62 vjeç., banues në lagjen Pavarësia, Vlorë, pasi në ambientet e lokalit të mësipër u konstatua duke vendosur baste sportive.

Po nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D.B.,29 vjeç, banues në Vlorë, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit të tij në lagjen “24 Maj”, Vlorë,dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të lokalit u gjetën e sekuestruan tre aparate telefona celular të cilat dyshohen se përdoreshin për vendosjen e basteve sportive.

Si dhe proceduan penalisht shtetasit I.J.,50 vjeç,dhe A.D.,27 vjeç, banues ne Vlorë, pasi në ambientet e lokalit të mësipër kanë vendosur baste sportive.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.