“Lleshaj të dorëhiqet!”, protestuesit thyejnë xhamat e Ministrisë së Brendshme

Qindra protestues janë mbledhur pranë Ministrisë së Brendshme, për të protestuar për vrasjen e 25-vjecarit, Klodian Rasha. Fillimisht protesta ishte paqësore, ndërsa pak minuta pas nisjes së saj, protestuesit janë përplasur me uniformat blu.
Ata kanë qëlluar ndaj policisë me mjete të ndryshme, ndërsa kanë mbetur të lënduar një efektiv, një gazetar, dhe disa protestues. Këta të fundit, kanë thyer xhamat e Ministrisë.
Ndërsa brohorisnin thirrjet për largim të ministrit Lleshaj, kanë tentuar të hyjnë brenda Ministrisë.
Për shkak edhe të shiut, turma aktualisht është duke u zhvendosur nga ambientet përreth Ministrisë së Brendshme.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.