Listat e zgjedhësve/ Rastet kur e-Albania nuk ka përditësuar të dhënat

Me afrimin e parlamentareve të 25 prillit, nga qytetarët kërkohet të identifikojnë emrin në listat zgjedhore bashkë me qendrën e votimit dhe numrin përkatës zgjedhor.

Institucionet përgjegjëse si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Ministria e Brendshme u ofrojnë qytetarëve dy mundësi. Ajo tradicionale, duke shkuar në Gjendjen Civile përkatëse, ku herë pas here publikohen listat e përditësuara të zgjedhësve, dhe përmes portalit e-Albania.

Nisur nga problematika e zgjedhjeve të kaluara, ku në lista nuk mungonin edhe emrat e personave të ndarë nga jeta, “Vizion Plus” bëri një kërkim në linkun e-Albania që na sugjeron KQZ.

Nga kërkimi rezultoi se, një burrë me inicialet R.S.,  edhe pse prej pesë vitesh është ndarë nga jeta, i njihet ende e drejta e votës.

Më pas, nga verifikimi në Njësinë Bashkiane nr. 10 në Tiranë, aty ku deri para pesë vitesh qytetari R.S. ushtronte të drejtën e votës, dhe nga këqyrja e listave të përditësuara për herë të fundit në 31 janarin e këtij viti, rezulton se të dhënat e të ndjerit që e-Albania i njeh ende të drejtën e votës, nuk ekzistojnë.

Madje, numri zgjedhor që ofron portali i përket një tjetër qytetari, votues i Njësisë Bashkiake numër 10.

Sipas këtij kërkimi, të dhënat në e-Albania nuk përputhen me listat e dala nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.