Lisi shekullor shembet në mes të rrugës, bllokohet trafiku

Një lis shekullor ka rënë pak minuta më parë në dalje të qytetit të Beratit, në Kombinat.

Pema shekullore ka rënë papritur mbi trotuar dhe rrugën nacionale, kjo për shkak të tharjes së rrënjëve të saj.

Fatmirësisht në momentin e rrëzimit të pemës, në trotuar nuk ka pasur kalimtarë në lëvizje, ndërkohë që një automjet ka shpëtuar mbrekullisht pa u prekur gjatë rrëzimit të pemës në aksin nacional Berat-Lushnje.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe Repartit Zjarrëfikës,që po bëjnë të mundur prerjen e pemës dhe largimin e saj nga rruga.

Edhe pse nga kjo ngjarje nuk ka pasur të lënduar në njerëz apo mjete të dëmtuara, rruga vijon të jetë prej rreth 1 ore e bllokuar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.