Lezhë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një qytetar

Në aksin rrugor Lezhë-Milot ka pasur të shtëna me armë zjarri duke lënë të plagosur një qytetar, banues në Lezhë me inicialet A.D.

Qytetari është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës, Tiranë për të marrë shërbimin e duhur mjekësor.

Policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si edhe kanë ngritur pika kontrolli për të identifikuar dhe kapjen e autorit/ëve.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi A.D. banues në Lezhë ,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe FNSh po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.