Lezhë/ Kapen dy të rinjtë që kultivonin dhe shisnin lëndë narkotike

Dy të rinj nga Lezha janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në pranga janë vënë Paulin Gjergji, 30 vjeç, banues në Ungrej, Lezhë dhe Edison Daja , 22 vjeç, banues në Shëngjin.

Sipas Policisë 30-vjeçari është arrestuar në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivojë bimë narkotike ”cannabis sativa” në vendin e quajtur “Përroi i Nërshenës”.

Ndërsa 22-vjeçari Daja është ndaluar nga policia dhe pas kontrollit i janë gjetur në çantë 17 doza me lëndë narkotike të dyshuar ”cannabis sativa” dhe një sasi lekësh të dyshuar të përftuara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.