Lezhë/ Aksidenti që i mori jetën pronarit të hotelit, Gjykata merr vendimin për shoferët

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” dhe “arrest shtëpie” për 2 shoferët që kanë aksidentuar për vdekje mbrëmjen e së dielës, 60-vjeçarin Gjon Kola, në autostradën Lezhë-Milot pranë fshatit Ishull-Lezhë.

Gjykata ka caktuar “arrest me burg” per 22-vjeçarin A.Xh dhe “arrest në shtëpi” për 19-vjeçarin N.D. Teksa lëviznin me automjetet e tyre dy të rinjë kanë përplasur 61-vjeçarin i cili po tentonte të kalonte rrugën, ndersa pritet akti i ekspertimit për zbardhjen e plotë të rrethaneve të aksidentit.

Kola ishte duke lëvizur në këmbë pranë hotelit në pronësi të tij kur është përplasur.

Aksi rrugor Lezhë- Milot është një nga rrugët më problematike që ka marrë dhjetëra jetë njerëzish. Vetëm këtë javë janë regjistruar 4 aksidente me 2 viktima dhe 3 të plagosur.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.