Lëkundjet e tërmetit, raportohet për dëme në disa pallate në Pukë

Pak minuta më parë Shqipëria ka përjetuar një lekundje të fortë sizmike. Termeti që kishte epiqendrën pranë Pukës, ka qenë i shkallës 4.7 rihter, në thellësinë 2 km.

Bashkia Pukë po nderlidhet për pasojat e kësaj situate. Deri tani nuk kemi informacione për pasoja fatale, ndërkohë që janë porositur administratorët dhe kryepleqtë e fshatrave të interesohen për pasoja të mundshme pas kësaj situate.

Disa pallate janë dëmtuar si pasojë e lëkundjeve të tërmetit që u ndje në vend. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare të bashkise së Pukës, sipas së cilës edhe ne spitalin e qytetit janë shënuar plasaritje dhe rënie suvash.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.