Lëkundjet e tërmetit/ Dushi: Nuk ka arsye për panik

Për fat të mirë, tërmeti 4.1 ballë në veri të Ishmit në Durrës, nuk ka sjellë asnjë pasojë. Sizmiologu Edmond Dushi ka shpjeguar në “Report Tv” se, lëkundjet janë të zakonshme dhe nuk ka nevojë për panik.

Sipas tij, relaksimi tektonik i tokës do të dojë shumë kohë pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

“Relaksimi tektonik i tokës do të dojë kohë të gjatë. Këto tërmete sjellin dhe tërmete të moderuar. Është një zonë e konsiderueshme, në kuptimin e tektonikave. Ky tërmet, në zonën lokale, patjetër që është ndjerë. Është pak i cekët në raport me pasgoditjet. Është një tërmet i moderuar dhe është vijimi i asaj që ka startuar më 26 nëntor të 2019. Mund të ketë dhe shpërthime të kësaj energjie, por s’mund ta përcaktojmë ku do jetë i rradhës, as kohën dhe as epiqendrën. Nuk ka nevojë për panik tek qytetarët, sepse janë lëkundje të zakonshme”, tha ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.