Në Kapshticë lejohet kalimi i këmbësorëve, por çfarë u vendos për taksitë dhe autobusët

Që prej ditës së sotme e në vazhdim, nga ora 06:00 deri në 22:00, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri përmes Kapshticës këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë.

Ndërsa autobusët, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojnë.

Stacioni i Policisë Kufitare në Kapshticë u informua nga Autoritetet e Policisë Greke se, në vijim të masave të marra mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, prej ditës së sotme dhe në vazhdim, nga ora 06:00 deri në orën 22:00, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri, përmes kësaj pike kalimi, vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë mallrash). Ndërsa autobusët, taksitë apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.