Lame: Legalizuam 900 pallate të braktisur nga investitori

Legalizimi i pallateve të braktisur nga investitorët është diskutuar sot në emisionin “Pyet Kadastrën” në “Top News”.

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, tha se për herë të parë procesi për legalizimin e tyre nisi në vitin 2017.

Sipas tij, deri tani janë legalizuar 900 pallate të tillë dhe janë në proces edhe 400 të tjerë. Bëhet fjalë për  1.745.000 siperfaqe banimi ose rreth 23.000 familje.

“Zgjidhja është dhënë për herë të parë për pallatët e braktisura nga pronarët në 2017, në disa pallate periferike në Tiranë. Deri tani kemi 900 pallate të tilla të legalizuar, janë edhe 400 të tjerë. Problematikat e tyre nuk janë të njëjta”, u shpreh kreu i Kadastrës në nisje të emisionit.

Emisioni “Pyet Kadastrën” ka si qëllim të zgjidhë disa nga problmematikat më të mëdha të qytetarëve në lidhje me pronat e tyre kudo në Shqipëri.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.