LAJMI I FUNDIT/ Pritet tjetër protestë në Shkodër, “blindohet” qyteti

Shoqëria Civile ka njoftuar se ditën e sotme, në orën 11.00, do të zhvillohet në Shkodër një tjetër protestë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv olicie.

Nisur nga ngjarjet që ndodhën një javë më parë, kur protesta e thirrur nga drejtues lokalë atje degradoi në vandalizma e akte dhune dhe me djegien e selisë së PS-së, forca të shumta policie kanë marrë në ruajtje institucionet kryesore të “kryeqendrës së veriut”.

Këtë herë policia njoftoi se ka marrë masat e duhura dhe ka “blinduar” qytetin.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.