Lajm i mirë nga “Koço Gliozheni”/ Manastirliu: Kanë gëzuar zemrën e prindërve, por edhe të mjekëve

Mëngjesin e sotëm, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dhënë një lajm të mirë për dy binjakë të porsalindur.

Binjakët kanë lënë repartin e terapisë intensive të maternitetit “Koço Gliozheni” dhe pas kujdesjes së mjekëve dhe infermierëve, ato kthehen shëndoshë e mirë në familje.

“Kanë gëzuar zemrën e prindërve, por edhe të mjekëve e infermierëve që janë kujdesur në terapinë intensive për binjakët Gerard dhe Liam, që tashmë janë gati të kthehen në shtëpi. Punë e palodhur me të porsalindurit prematurë e prof. Alketa Hoxhës dhe stafit të neonatologjisë në maternitetin “Koço Gliozheni”, shkruan Manastirliu.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.