LAJMI I FUNDIT/ Shtohen tensionet, plagosen 8 policë
Në protestën e sotme 8 punonjës policie kanë mbetur të plagosur. Mësohet se në protestën që është zhvilluar për vrasjen e të riut Klodian Rasha, tetë efektivë policie janë lënduar, për shkak të sendeve të forta që janë hedhur nga protestuesit.
Protestuesit, kryesisht të rinj, djem e vajza u mblodhën fillimisht para Ministrisë së Brendshme dhe kërkuan dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj, dy ditë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.
Gjithçka ka nisur në orën 16:00 dhe prej orësh, të rinjtë vijojnë të protestojnë e të kërkojnë drejtësi për të riun që u vra.
Sorry, the comment form is closed at this time.